Më datë 20.04.2025 në ora 05.14, në SPB Shkup është denoncuar se është shkaktuar zjarr në banesë në pronësi të P.D. (74) në komunën e Aerodromit. Pronari ka pësuar djegie nga zjarri dhe së bashku me djalin e tij O.D. (52), janë transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit. Zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve të Shkupit. Këqyrja është kryer nga ekipi i SPB Shkup.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume