Një fotografi e publikuar nga Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të futbollit.
Në albumin me momentet më të bukura të muajit tetor, ajo ndau edhe një imazh ku ylli argjentinas shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tij 8-vjeçar, Thiago, i cili kishte veshur fanellën e Comos.
Ajo që ra në sy ishte pikërisht fanella e klubit italian, që drejtohet nga trajneri spanjoll Cesc Fàbregas, ish-shoku i skuadrës së Messit te Barcelona.
Megjithatë, fotografia duket të jetë thjesht një moment familjar dhe nuk përbën ndonjë tregues për një transferim të mundshëm të kapitenit të Argjentinës te skuadra italiane.
Lidhja mes fanellës së Comos dhe Messit mund të jetë miqësia e krijuar ndër vite me Fàbregasin.
Dy futbollistët luajtën së bashku te Barcelona nga viti 2011 deri në vitin 2014, duke fituar një titull të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.
Ndërkohë, Messi vijon karrierën e tij me Inter Miamin, ku është një nga figurat kryesore të skuadrës amerikane.