Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Franceskos.
“VDEKJA E PAPA FRANÇESKO, HUMBJE PËR PAQEN NË BOTË
Lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut të Vatikanit u prit me shqetësim dhe dhimbje të madhe. Bota katolike dhe mbarë njerëzimi humbi një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhat botërore. Ai i kushtoi kujdes të veçantë paqes ndërnjerëzore, duke kontribuar fuqishëm në kultivimin e dialogut ndërfetar me qëllim forcimin e respektit dhe paqes në botë.
Bashkësia Fetare Islame i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ipeshkvit të saj, Monsinjor Kiro Stojanov, si dhe familjes së ngushtë dhe shtetit të Vatikanit”, shkruan në letër ngushëllimin e BFI-së