Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në kalimin malor Preseka në rrugën Ohër-Kërçovë.

Në aksident janë përplasur dy automjete dhe sipas informacioneve ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ndihmës së shpejtë dhe të policisë.

Qarkullimi në këtë moment po zhvillohet me vështirësi.