Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Kërçovë-Ohër.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, ku mes të lënduarve janë edhe dy të mitur.

“Me datë 21.04.2025 në ora 15:30, në magjistralen Kërçovë-Ohër, në afërsi të qafës malore “Preseka”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Kia” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga K.F.K.L.(53) nga Franca dhe një makine “Skoda” me targa të Kumanovës e drejtuar nga A.4 nga Kumanova”.

“Në aksident drejtuesi i automjetit Kia dhe pasagjerja K.K.A.E. (19) nga Franca ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa drejtuesi i mjetit Skoda dhe pasagjerët e tij S.K. (36) dhe dy të mitur, të gjithë nga Kumanova, kanë pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në spitalin “Shën Erazmi” në Ohër””, njoftojnë nga SPB Ohër.

Një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës ka inspektuar vendin e aksidentit dhe më vonë pritet të ketë më shumë detaje për këtë askdient.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume