Gjatë ditës së djeshme (21-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 102 drejtues mjetesh (TE-91 dhe GV-11) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-5).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. TS