Me datë 22.04.2025 në ora 13:20 në Stacionin Policor Tetovë, një 20 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.J. nga një fshat i Gostivarit, me të cilin nuk ishin të kurrorëzuar. Sipas raportit, ai shpesh e detyronte atë t’u kërkonte prindërve të saj para dhe gjithashtu kishte marrë disa kredi të shpejta në emër të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS