Dje rreth orës 17:30, në SPB Shkup është raportuar një aksident trafiku në rrugën lokale nga fshati Gornjanë drejt fshatit Bllacë, në rajonin e Shkupit. Një automjet transportues i markës “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B. Sh. (46) nga fshati Zhelinë, Tetovë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e lëndimeve të marra, B. Sh. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip hetimor i SPB Shkup dhe një prokuror publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume