SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër М.Z.(36) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „fshehje“. I denoncuari në maj të vitit 2024 ka përvetësuar automjetin e pasagjerëve „audi a6“, pronë e partneres së tij të mëparshme jashtëmartesore. Ajo ia ka dhënë çelësat e banesës së saj në Kumanovë, me ç’rast ai e ka shfrytëzuar rastin dhe e ka marrë dokumentacionin e përgjithshëm për automjetin, në bazë të të cilit ka përgatitur kontratë të falsifikuar për shitblerjen e automjetit te noteri, në të cilën në mënyrë fiktive e ka paraqitur të dëmtuarën. Më pas, kontratën e ka përdorur si të vërtetë në procedurën për regjistrimin e automjetit për ndryshimin e pronësisë në emër të tij.TS