Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë, ka zhvilluar sot aksion në rajonin e Gjakovës, që rezultoi me shoqërimin e katër zyrtarëve policorë.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Detjon Hasanaj, Rozana Nokaj dhe një zyrtar tjetër nga Prishtina, të cilët tashmë janë suspenduar.
Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.