Me datë 23.04.2025 në ora 14.10 në SPB Tetovë nga
Qendra Mjekësore Gostivar kanë raportuar se tek ata është
pranuar me lëndime të rënda trupore personi G.M.(58) nga fshati
Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Sipas njoftimit, lëndimet i ka
pësuar kur ka rënë në kanalin e punëtorisë së automekanikut në
Gostivar, ku kishte sjellë për servisim veturën e tij ,,Mercedesin”
me targa të Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer
Inspektimin në vnedin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e
rastit.TS