Një oficer i lartë ushtarak rus ka humbur jetën sot pas një shpërthimi të ndodhur në një automjet në qytetin Balashikha, në rajonin e Moskës.

Raportohet se bëhet fjalë për Jaroslav Moskalik, zëvendësshefi i Drejtorisë së Përgjithshme Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Pamjet e para tashmë janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihet duke u djegur një veturë.

Agjencia Reuters nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto raportime.

Autoritetet ruse deri tani nuk e kanë komentuar zyrtarisht ngjarjen dhe as nuk e kanë konfirmuar identitetin e oficerit të vrarë.

Media ruse Baza, e cila pretendohet se ka burime në shërbimet e sigurisë, ka raportuar se një bombë ishte vendosur në një automjet të parkuar dhe ishte aktivizuar me telekomandë në momentin kur oficeri, i cili banonte pranë, po kalonte pranë mjetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume