Scarlett Johansson shkëlqeu në Gala-në Time100 2025 në New York, ku u nderua si një nga 100 njerëzit më me ndikim të vitit, në kategorinë Artist, bashkë me Ed Sheeran dhe Rashida Jones.

Aktorja 40-vjeçare mahniti me një fustan të zi elegant dhe bizhuteri ari, duke parakaluar vetëm pa bashkëshortin Colin Jost.

Ndërkohë, ajo për pak sa nuk u përball me ish-bashkëshortin Ryan Reynolds dhe gruan e tij, Blake Lively, të cilët mbërritën vetëm pak minuta pas saj, shkruan DailyMail.

Përplasja vjen në një moment delikat, pasi projekti i ri i Johansson, debutimi i saj si regjisore me filmin “Eleanor The Great”, mund të ndikohet nga një betejë e ashpër ligjore që përfshin Reynolds, Lively dhe producentin Justin Baldoni.

Baldoni, producent i filmit të Johansson, është paditur nga Lively për ngacmim seksual dhe shpifje, çka ka çuar në një proces prej 400 milionë dollarësh (rreth 350 mijë euro).

Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se publiciteti rreth kësaj çështjeje mund të ndikojë direkt në suksesin e filmit të Johansson, ndërsa aktorë të mëdhenj si ajo mund të thirren si dëshmitarë në gjyq.

Johansson dhe Reynolds ishin të martuar nga viti 2008 deri në 2010. Sot, Johansson është e martuar me yllin e “Saturday Night Live”, Colin Jost.