Më 27.04.2025 në orën 02:28 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Piaggio Beverly” me targa të Shkupit,drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi. Nga plagët e marra motoçiklisti ndëroi jetë në vendngjarje dhe këtë e konstatoi mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore. Ndërkohë, 14-vjeçari pësoi lëndime që u konstatuan në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Ekipi nga SPB Shkup dhe prokurori publik kryen këqyrje në vendin e aksidentit, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume