“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli në “Post Big Brother VIP”.

Gjesti heshti krahas saj. Mirëpo, rrjeti nuk vonoi të shpërndante edhe njëherë fotot e bujshme të Egli Takos dhe Mario Olldashit.

Teksa në “Post BVV” Egli u justifikua me faktin se në fotot e qarkulluara në pishinë asokohe ishin mbledhur si grup shoqëror, ndërsa “dashakeqët” ja kishin punuar jo bukur duke i shpallur çift, pamjet më poshtë flasin vetë:

Në fakt, afrimiteti në këto foto nuk tregon se të dy ishin thjesht “të njohur” nga kunati i Eglit.
Asokohe, Egli reagoi ashpër duke e justifikuar Marion si shokun e saj të ngushtë, pranë shoqërisë së të cilit ndjehej mirë. Fjalë totalisht ndryshe nga ç’tha në “Post Big Brother VIP”.