Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Aleksandar Kambovski pas konferencë gjyqësore “Forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësi përmes efikasitetit më të madh të procedurave”, organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, tha se dorëheqjet nga gjykatësit dhe prokurorët nuk do të sjellin reforma në gjyqësor.

“Dorëheqjet nuk janë reformë. Këshilli Gjyqësor është ndryshuar plotësisht tani. Nëse duam reforma, atëheher bëhet duke ndryshuar ligjin, me zvogëlimin e mandatit. Cila është garancia që gjyqtarët e rinj do të kontribuojnë në përmirësimin e gjyqësorit?”, tha Kambovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume