2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadakun e Kumanovës nga brigada 113, e njohur si Brigada e “Ismet Jasharit” apo Komandant Kumanova.

Zona e lirë u shpall nga UÇK në rajonin në hyrjen e poshtme të udhëkryqit afër fshatit Sllupçan dhe në dalje të fshatit Opajë, ndërsa kjo zonë përfshinte edhe fshatrat e tjera si Vaksinca, Llojani e deri tek fshati Nakushtak, duke i bërë ballë një sulmi gjithëpërfshirës të forcave maqedonase të sigurisë. Mediat ndërkombëtare atëkohë dhanë pamjet e para se çfarë po ndodhte në atë zonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume