Më 01.05.2025 në orën 20.10 në Stacionin Policor Vinicë, ishte denoncuar se në f. Bllatec, rajoni i Vinicës, mopedi “aprilia” pa targa regjistrimi, i drejtuar nga një 15-vjeçar nga f. Bllatec, ka goditur këmbësorin e mitur nga Kumanova, pas çka shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda pësoi këmbësori, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Këqyrjen e kreu ekipi i NJPB Vinicë.TS