Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave ka përshkruar me disa fjalë gjendjen e medias në vend. Ai thekson se niveli i gazetarisë është një tregues i qartë i lirisë dhe emancipimit të një shoqërie.

“Niveli i gazetarisë është një shenjë e qartë që tregon lirinë dhe emancipimin e një vendi,”shkruan Taravari.
Ai ka dënuar si shantazhin ndaj mediave, ashtu edhe keqpërdorimin e pozitës nga vetë mediat. Sipas tij, të dyja këto forma përbëjnë krim që duhet të dënohen gjithmonë.

“Ka media që shantazhohen por edhe media që keqpërdorin pozitën e tyre. Si njëra si tjetra përbëjnë krim që duhet dënuar sot e gjithmonë! Dhe respekt e mbështetje për të gjithë ato media që me guxim bëjnë punë të mirë!”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume