Si misionarë maqedonas kemi detyrë mbarëmaqedonase, kombëtare dhe njerëzore ta ruajmë, kultivojmë, duam, zhvillojmë, studiojmë, promovojmë, ripërtërijmë gjuhën maqedonase, sepse pa ne ajo nuk do të jetojë, dhe as ne nuk do të jemi maqedonas pa të. Ne jemi ata që njihemi me të, me atë identifikohemi, me të dallojmë nga të tjerët, thuhet në porosinë nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e Ditës së gjuhës standarde maqedonase dhe 80-vjetorin e kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase.

“Sot, më 5 maj, u dërgojmë porosi të rëndësishme për gjuhën maqedonase të gjithë maqedonasve, kudo që janë, njohësve dhe respektuesve të gjuhës maqedonase, gjenerateve të ardhshme maqedonase. Sot, këmbanat bien në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën maqedonase, jo vetëm këtu, në atdhe, por kudo që janë ata me të cilët e flasim gjuhën e njejtë dhe kuptohemi në gjuhën e njejtë, ne, maqedonasit. Sot, të gjithë folësit, dashamirët, respektuesit, studouesit, të përkushtuarit ndaj gjuhës sl madhe, të bukur melodike maqedonase bisedojnë për të dhe me të. Porosi për gjuhën maqedonase do të dërgojnëe dhe pas meje edhe pas nesh, sepse derisa të jemi, do të jetë edhe ajo: gjuha jonë. Pa gjuhën maqedonase nuk do të kishim mundur të dërgojmë porosi në gjuhën maqedonase, as të jemi misionarë të saj”, qëndron në porosi.

Për ne, gjuha maqedonase, siç thekson, është ushqim shpirtëror, e rëndësishme dhe e nevojshme aq sa qumështi i nënës, ajo është dielli ynë i identitetit, atdheu që nga kohërat e lashta.

Siljanovska-Davkova shpreh respekt të madh ndaj të gjithë maqedonistëve, ndaj të gjithë potencialit arsimor, akademik dhe shkencor, ndaj akademikëve, profesorëve dhe hulumtuesve. poetëve dhe shkrimtarëve, mësimdhënësve dhe mësuesve, lektorëve në vend dhe jashtë vendit, bibliotekistëve, ndaj të gjithë folësve dhe adhurusesve të gjuhës maqedonase, ndaj gjuhëdashësve të cilët prej saj krijojnë art.

Mbrojtja e gjuhës maqedonase, siç thekson, është detyrë e jona e lartë dhe premtim, apo siç thotë Misirkov: “Mëshira ndaj gjuhës popullore është borxh i ynë dhe e drejtë e jona. Ne jemi të obliguar ta duam gjuhën tonë, sepse ajo është e jona, njejtë siç është atdheu jonë”.