Më 05.05.2025, në ora 10:15 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Krste Misirkov”, në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, ka ndërruar jetë një person mashkull, i cili nuk posedonte dokumente identifikimi.

“Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thanë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume