Grupi i punës i MASH-it, SHPPP-së, UQM-së dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë do t’i menjanojë pengesat për të vazhduar ndërtimin e objekteve për FSHIIT-në dhe FКF-në

Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shërbimit
qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Fakultetit i ndërtimtarisë dhe disa
institucioneve të tjera të arsimit të lartë pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,
do t'i menjanojë pengesat për vazhdimin e ndërtimit të objekteve për FSHIIT-në dhe
Fakultetin e Arsimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit, të cilat filluan në vitin 2015 dhe u ndërprenë
në vitin 2019.
Për këtë qëllim, sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, rektorja e
UQM-ës prof. Dr. Biljana Angelova, Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Prof. Dr. Goran
Markovski dhe Drejtori i SHPPP-së, Ivica Tomovski, nënshkruan memorandum
bashkëpunimi i cili parashehë se këto institucione zbatojnë aktivitete individuale dhe të
përbashkëta të cilat do të kontribuojnë në sigurimin e gjendjes së pastër për vazhdimin e
ndërtimit të objekteve në kampusin e universitetit më të vjetër në Maqedoni.
"Më shumë se 6 vjet nuk ka aktivitete në terren. Kjo është periudhë në të cilën ka skaduar
vlefshmëria e dokumentacionit të përcaktuar të ndërtimit, ndryshmet janë pjesë e zgjidhjes
ligjore, ndërsa objektet e filluara janë në nivel karabine dhe në gjendje të keqe. Prandaj, së
bashku do të kryejm mbëkëqyrje të situatës faktike, do të shqyrtojmë dokumentacionin e
disponueshëm investivo-teknik dhe do të përcaktojmë mënyrën se si ndërtimi do të vazhdojë
në përputhje me nevojat e përdoruesve përfundimtarë", tha ministrja Janevska.
Sipas ministres, sfidat administrative do të tejkalohen deri në fund të vitit, pas së cilës
përmes procedurës për prokurim publik do të përzgjedhet kontraktor më i favorshëm i
projekteve të reviduara për të dy objektet. Ministrja shprehu mirënjohje të madhe për të
gjithë ata të cilët pranuan të ndihmojnë në arritjen e qëllimit i cili është në interes të të rinjve,
arsimit të lartë dhe vendit.
"Jam veçanërisht mirënjohëse ndaj dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë, Prof. Dr.
Markovski, i cili do të vendosë se cilat drejtime të ekspertëve nevojiten në grupin e punës,
për shembull përfaqësues edhe nga fakultete të tjera, dhe do të udhëheqë punën e tij. Kjo
tregon përgjegjësi të lartë shoqërore, duke pasur parasysh se memorandumi nuk ka
komponent financiar dhe nuk shkakton implikime fiskale", shtoi Janevska.
Ministrja rikujtoi se sipas marrëveshjeve të nënshkruara për realizimin e projekteve në vitin
2015, FSHIIT duhej të kushtonte 784 milionë denarë, mirëpo vetëm 14% të punimeve në
marrëveshje janë realizuar dhe paguar. Në terma absolutë, kjo është shumë prej 110 milionë
denarësh. Ndërsa Fakulteti i Arsimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit duhej të kushtonte 432
milionë denarë, ndërsa realizimi i projektit është 16,8%, përkatësisht janë paguar 73 milionë
denarë.
Rektorja e UQM-së, Prof. Dr. Angelova, dhe Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë Prof. Dr.
Markovski, thanë se po përfshihen për të ndihmuar Ministrinë, por edhe veten, sepse
objektet i përkasin këtij universiteti. Opsioni më i keq, siç theksuan ata, është që objektet të
mbeten të papërfunduara, përkatësisht është e domosdoshme të parandalohet rrënimi i
mëtejshëm dhe të përfundohet investimi që është filluar.
Drejtori i SHPPP-së, Tomovski, tregoi se janë në dispozicion me logjistikën, potencialin
njerëzor dhe stafin e tyre për të kontribuar në ndërtimin e objekteve dhe, siç tha ai, të bëjnë
çmos "që studentët më në fund të marrin kushte të përshtatshme për studim".