Maqedonia është në një pikë kthese, duke u përballur me sfida në vend, por edhe me perspektivën e anëtarësimit në BE. Agjenda reformuese 2024-2027, e përkrahur nga Komisioni Evropian është rrugë e qartë për transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë që përfshin kritere dhe rezultate specifike reformuese.

Reformat që do t’i zbatojmë jo vetëm për anëtarësimin në BE, por mbi të gjitha edhe për qytetarët tanë, respektivisht për një standard më të mirë jetese, shërbime me cilësi më të mirë dhe për një të ardhme ekonomike stabile. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila mori pjesë në panelin e diskutimit me temën “Ku jemi dhe ku dëshirojmë të jemi? Sfidat në vend dhe në Evropë – rruga drejt një të ardhmeje të suksesshme” në Samitin e 28-të Ekonomik Euroaziatik në Stamboll.

“Vitet e fundit janë kapluar me kriza të njëpasnjëshme, përkatësisht me pandeminë, krizën energjetike, goditjet e çmimeve të cilat kërkuan reagim të fuqishëm fiskal. Qeveria ka ndërmarrë masa për t’i mbrojtur qytetarët dhe ekonominë, fakt ky që shkaktoi rritjen e shpenzimeve buxhtore. Aktualisht, kur periudha më e vështirë ka kaluar, prioriteti ynë është konsolidimi fiskal, përkatësisht ulja graduale e deficitit dhe borxhit për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate.

Qëllimi ynë është që të mos lejojmë që borxhet ta rrezikojnë stabilitetin e ekonomisë, e sidomos aspektin që gjeneratat e reja të mos përballen me një barrë disproporcionale. Gjithashtu, me rëndësi është që konsolidimi fiskal të zbatohet në mënyrë të zgjuar, duke kontrolluar kryesisht shpenzimet rrjedhëse, por jo në bazë të investimeve kapiale të cilat stimulojnë rritjen”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë janë në dijeni për përpjekjet që po bën Qeveria, ajo deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar, në misionin e tij të fundit, e pikasi dëshirën për ta luftuar uljen e ekonomisë joformale. Në vijim shtoi gjithashtu se efektet fillestare tashmë po shihen, respektivisht se normat e arkëtimit të disa tatimeve po rriten gradualisht këtë vit, ndërsa sa i përket të ardhurave doganore, ajo tha se fokusi është në luftën kundër kontrabandës dhe përforcimin e kontrollit doganor, veçanërisht të mallrave të akcizës.

Në panelin e diskutimit, ajo theksoi se qëllimi strategjik është anëtarësimi i plotë në BE dhe se vendi ynë përpiqet të arrijë standardet evropiane. “Ministria e Financave, së bashku me institucionet e tjera të Qeverisë, janë plotësisht të përkushtuara për përmirësimin e standardeve në përputhje me kriteret e BE-së dhe përmbylljen e suksesshme të kapitujve në procesin e negociatave. Të gjitha reformat janë në kuadër të kritereve aderuese. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të ecim më shpejt dhe më me vendosmëri. Lajmi i mirë është se nuk jemi “të bllokuar” në asnjë fushë, respektivisht kemi plane dhe aktivitete të vazhdueshme kudo për adresimin e rekomandimeve”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo rekomandoi se vizioni i Qeverisë së Maqedonisë është të shndërrohet në një vend modern evropian me ekonomi stabile, shërbime publike të përmirësuara dhe standard më të lartë për të gjithë qytetarët dhe se pret që kjo të arrihet më shpejt me përkushtim, kompetencë dhe unitet rreth qëllimeve strategjike.

Ministrja e Financave ishte gjithashtu pjesë e hapjes së ceremonisë së samitit, ku theksoi se me ide, nisma dhe bashkëpunime të përbashkëta, sfidat me të cilat po përballemi mund të kapërcehen. Gjithashtu, ajo theksoi se përkrahja e ndërsjellë është shumë e rëndësishme dhe se Maqedonia dhe Turqia po zhvillojnë marrëdhënie miqësore.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, më herët ishte në Ankara ku mbajti takim me ministrat e Thesarit, Financave dhe Tregtisë, Mehmet Shimshek dhe Omer Bollat.