Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë arrestuar F.A. (57) nga fshati Vizbegovë, Shkup. Më 09.05.2025 rreth orës 21:20, në SPB Shkup ishte raportuar se në rrugën “John Kennedy” kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture “Renault” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A., dhe një motoçiklete “BMW”, gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.C. (25) nga Shkupi.

Në aksident, motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetues i SPB Shkup. Shoferi i veturës “Renault” është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal në procedurë të përshpejtuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume