Pesë persona të dyshuar për vrasjen mbrëmë në një kafe-bar në Shtip janë dërguar në Gjykatën Themelore, pasi një 25-vjeçar shtetas i Turqisë ndërroi jetë nga plagët në spital.
Sipas informatave, vrasja është kryer nga një 21-vjeçar po ashtu shtetas i Turqisë, i cili menjëherë pas sulmit u arratis nga vendi i ngjarjes me një veturë “BMW”, së bashku me katër persona të tjerë.

Policia organizoi një aksion të koordinuar për t’i ndaluar, duke vendosur disa bllokada në rrugën drejt Shkupit dhe duke përdorur dronë për ndjekje. Në pikën e pagesës te Miladinovci, automjeti theu bllokadën policore dhe vazhdoi me shpejtësi të madhe, por policia arriti ta ndalojë shpejt.
Pistoleta me të cilën është kryer vrasja është gjetur, ndërsa Prokuroria informoi se është bërë këqyrje e plotë e vendit të ngjarjes. Janë siguruar gëzhoja dhe prova të tjera të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtejshme. Trupi i viktimës është dërguar për autopsi.
Hetimet po vazhdojnë.