Pa fitores së fundit 5:1 ndaj Kumanovës, gjenerata U-15 e Shkëndijës që drejtohet nga Ismail Ismaili ka luajtur në Shkup të shtunën pa gola kundër skuadrës vendase të SSK Nova informon Tetovasot.
Ndeshja ndonëse në një terren të vështirë u dominua prej fillimit deri në fund nga Kuq e Zinjtë por që nuk kishin fatin për të shënuar të paktën një gol mes rasteve të shumta.
Ndeshjen e parë në Tetovë Shkëndija kundër tyre e fitoi 6: 0 .
Gjenerata U 15 ka bërë një sezon të mirë në vitin e parë të garimit në këtë format , në një kampionat të fortë mes skuadrave elitare si Rabotniçki që e mposhtën dy herë dhe Maqedonija Gjorçe Petrov me të cilët barazuan në Shkup .
Treneri Ismaili tha se është I kënaqur nga ecuria e skuadrës që vazhdon të përmirësohet dhe rritet .
Këtë javë Shkëndija pret skuadrën e Bixhos nga Kumanova të cilët si mysafir I mundën në ndeshjen e parë 4: 0 .TS