Kryetari i ASH-së Arben Taravari përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për zgjedhjen e Muhedin Bravës për shef të shtabit zgjedhor për Komunën e Çairit.

”Sot në Shkup hapëm zyrën e re të Aleancës për Shqiptarët. Po sot zgjodhëm shefin e shtabit për Çairin, z.Muhedin Brava. Sot ndodhën dy ngjarje të rëndësishme drejt historisë të Fitores së Tetorit!Suksese”, ka shkruar Taravari.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një prononcim për media hodhi poshtë mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e “Frontit Evropian”.

“Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Aleanca për Shqiptarët me lista të veçanta për këshilltarë. Kurse të bëhet pjesë e Frontit Evropian assesi, as që e diskutojmë për t’u bërë pjesë e Frontit Evropian. Ata që janë aty le të vazhdojnë, u dëshiroj suksese”, tha Taravari.

Më tej Taravari tha se vendimin përfundimtar do ta sjell kryesia e partisë dhe paralajmëroi se së shpejti do të realizojë edhe një takim me kryeministrin Mickoski.

“Nuk kemi një qëndrim definitive, por besimi mes nesh aty në koalicionin qeverisës është në situatë të mjerueshme, duhet të takohem edhe me kryeministrin edhe njëherë se është korrekte të takohemi edhe një herë dhe besoj se Aleanca për Shqiptarët më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garë sa më të mirë, sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe, nëpër degët dhe të tentojë të fitojë sa më shumë komuna. Por, vendimin definitiv duhet ta sjelle kryesia e partisë”, tha Taravari.