Ka ndërruar jetë kardiologu Agim Zeqiri. Njoftimin për vdekjen e mjekut nga Gostivari e ka bërë vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Jam i prekur sot nga humbja e një mikut tim shumë të afërt, kardiologut Dr.Agim Zeqiri. Gjithë jetën u kujdes jo vetëm t’i shëronte zemrat e njerëzve por edhe t’u jepte atyre mirësi dhe pozitivitet. Të qoftë dheu i lehtë doktor Agim! Zemrat që ishin puna jote sot na i ke mbushur me trishtim…”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume