SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.Ç.(48) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ndihmë“ lidhur me veprën penale „mashtrim“. Gjatë muajit maj 2024, e denoncuara përmes rrjetit social, me emër tjetër, ka hyrë në kontakt me një person nga një rreth i Tetovës dhe me paraqitje të rreme të fakteve ka kërkuar shërbim prej tij dhe në këtë mënyrë ka marrë letërnjoftimin dhe llogarinë e transaksionit të tij. Më pas, me një person tjetër, duke ia keqpërdorur të dhënat personale të dëmtuarit, kanë tërhequr kredi të shpejtë nga një shoqëri financiare. Pasi në adresë të shtëpisë ka pranuar letër nga shoqëria financiare se ka një borxh të papaguar, i dëmtuari ka kuptuar se është mashtruar. TS