Është arrestuar një 43-vjeçar nga Kumanova, pasi policia gjatë bestisjes në shtëpinë e tij kishte gjetur drogë.

“Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.P. (43) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, marihuanë, një peshore digjitale dhe para, ndërsa ekipi i EVN-së konstatoi se ka vjedhje të rrymës elektrike. Ai ishte shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume