MPB njofton se më 11.05.2025, në orën 19:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në territorin e fshatit Arnaki, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.I. (29) nga Shkupi dhe një veture “Audi” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.R. (53) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja në veturën “Seat”, Z.I. (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe pasagjerët e tyre: F.I. (31), H.D. (54) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.