I dënuari ish-gjykatës i Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, i dënuar për marrje ryshfeti, tani është punësuar si magazinier, mëson “Skopje1”. Kjo i mundëson që ditën ta kalojë jashtë burgut, por në mbrëmje duhet të kthehet për të fjetur aty. Këtë lehtësi e ka fituar pasi ka vuajtur më shumë se një vit nga dënimi me tre vite burg. Ai është transferuar nga burgu i Shkupit në burgun e Strumicës.

“I dënuari rregullisht përdor lehtësime si fundjava tre-ditore dhe dalje shtatëorëshe. Që nga sot është i punësuar në një firmë private, me pëlqimin e dhënë nga drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve,” tha për “Skopje1” drejtori i burgut, Zoran Ristov.

Edhe gjatë vitit të kaluar, Georgiev ka përfituar nga lehtësitë. Sipas informacioneve të “Skopje1”, ai ka dalë për fundjava në përputhje me rregulloren e burgut. Të gjitha këto privilegje i ka fituar për shkak të sjelljes së mirë.

Ndryshe, Georgiev arriti marrëveshje me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit nga djali i ish-kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, dhe pranoi një dënim me burg prej tre vjetësh, si dhe ndalim për ushtrimin e profesionit apo funksionit publik për tre vite.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume