Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik, ku përpos rritjes së gjobave, me ligj do të rregullohet edhe përdorimi i kamerave të sigurisë, por do të ketë edhe gjoba të reja për këmbësorë, ngasësit e biçikletave, motoçikletave dhe trotinetëve.
“Përpos kamerave të sigurisë të cilat janë vendosur nëpër bulevarde e udhëkryqe, të cilat do të regjistrojnë çdo shkelje të mundshme në komunikacion, risi në ndryshimet ligjore ka edhe për këmbësorët të cilët gjatë kalimit në udhëkryqe, nuk guxojnë të përdorin telefon, nuk guxojnë të përdorin orë smart, nuk guxojnë të përdorin as kufje, ndërsa këto rregulla vlejnë edhe për përdoruesit e motoçikletave, biçikletave por edhe trotineteve”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar.
Për shkeljet e lartpërmendura, për këmbësorët është paraparë gjobë prej 40 eurove ndërsa për ngasësit e trotinetëve, biçikletave, dhe llojeve të ndryshme të motoçikletave, gjobë prej 50 eurosh. Për kalim në të kuqe, përpos gjobës, do të shqiptohet edhe ndalesë për ngasje të veturës, nga tre deri në dymbëdhjetë muaj. Qytetarët thonë se këto ndryshime ligjore është dashur të sillen shumë më herët.
“Ato me motora, me trotineta vozitin pa kujdes, hyjnë cik-cak nëpër vetura por edhe shoferët me vetura edhe ato.
Ju a jeni shofer?
Po, taksi jam”, u përgjigj një qytetar.
Çka ju pengon më së shumti në komunikacion?
Më së shumti më pengojnë motorat
Pse çka bëjnë?
Hyjnë ndërmjet cik-cak nuk i sheh nga vijnë, nga dy anët”, u shpreh një qytetar.