Aeroporti ndërkombëtar në Tiranë, shërbimet e të cilit i shfrytëzojnë një numër i madh i sjtetasve të Maqedonisë së Veriut kumtoi “njoftim urgjent” për udhëtarët të cilët duhet të udhëtojnë më 15 dhe 16 maj.

Udhëheqësia e aeroportit i këshillon udhëtarët të cilët udhëtojnë në dy ditët e lartëpërmendura të paraqiten në aeroport së paku 3 orë para fluturimit të tyre.

“Më 15 dhe 16 maj Tirana do të jetë nikoqire e Samitit të Asociacionit politik evropian, me pjesëmarrje të liderëve nga e tërë Evropëa. Për shkak të masave të sigurisë dhe mbylljes së rrugëve, priten pengesa dhe trafik i dendur. Udhëtarëve të cilëve udhëtojnë në këto data u rekomandohet të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport së paku 3 orë para fluturimit”, qëndron në njoftim.

Në aeroportin në Tiranë në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 2.083.050 udhëtarë, apo 9,1 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kalaur kur kishte mbi 1,9 milionë udhëtarë.

Përveç qytetarëve shqiptarë, shërbimet e aeroportit, në masë të madhe i shfrytëzojnë edhe qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi. Vitin e kaluar mbi 120 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut arritën apo udhëtuan drejt ndonjë destinacioni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume