Anëtarë të Këshillit gjyqësor morën pjesë në grupin e punës për Propozim ligjin e ri për Këshillin gjyqësor. Normalisht, me disa nga ato zgjidhje dakordohemi, me disa jo. Shamë propozimet tona, cili do të jetë propozim ligji do të shohim, deklaroi sot kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Si pjesë e punëve të cilat po shqyrtohen, Kambovski i ceki opinioni i procedurës për shkarkim të kryetarit të Këshillit gjyqësor të jetë publike dhe definimi i termit “jurist i shquar”.

“Mendoj se po bëhet tentim të definohet ajo që vazhdimisht është aktuale në opinion, çka është juristi i shquar. Mendoj se tani me këtë ligj deri diku, sa është e mundur, do të mund të thuhet se çka është juristi i shquar, përkatësisht të jepen disa kritere”, deklaroi Kambovski.

Në pikëpamje të termit “jurist i shquar”, Kambovski tha se konsideron se do të ketë disa kritere më të qarta të cilat duhet t’i ketë personaliteti i cili duhet ta ketë atë status.

“Kjo është e lidhur me vitet e stazhit që e ka, reputacioni që e ka në sferën e tij të punës, rekomandimet të cilat do t’i marrë nga kolegët e tij dhe të ngjashme…”, deklaroi Kambovski.

I pyetur deri ku është procedura për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës supreme, Kambovski tha se zgjehdja e kryetarit të Gjykatës supreme do të jetë në mbledhjen e parë të ardhshme që do t akemi, ndërkaq do të duhej të mbahet për një javë.

Ministri i Drejtësisë, paraprakisht sot informoi se Propozim ligji për Këshillin gjyqësor në të cilin janë inkorporuar rekomandimet nga Misioni vlerësues i KE-së është i përfunduar dhe publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik (ENER), informoi Ministria e Drejtësisë.

Në pajtim me Agjendën reformuese e cila zyrtarisht u miratua nga Komisioni evropian, vendi deri në qershor 2025 duhet të ketë ligj të ri për Këshillin gjyqësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume