Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një deklaratë mbrëmë tha se do të japë dorëheqje nga funksioni, ndërsa pret shkarkimin e zyrtarëve të ASH-së nga funksionet në ekzekutiv, përcjell TV21. I pyetur për këtë, Izet Mexhiti nga VLEN tha se kjo tregon që Taravari nuk është në vijë me anëtarësinë dhe strukturën e partisë.

“Kjo tregon dmth që pjesa dërmuese brenda Aleancës për Shqiptarët, që në fillim ka qenë antipod i BDI-së, nuk pajtohen me qëndrimin e kryetarit të partisë. ka marrë rrugë të gabuar dhe është evidente që çdo ditë pra ka largime, ka paraqitje të mendimeve ndryshe nga funksionarë të ndryshëm, kjo tregon se kryetari nuk është në vijë ma anëtarësinë dhe strukturat e partisë”, tha mes tjerash Mexhiti.