Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka theksuar se përfaqësimi i shqiptarëve në Qeveri nuk është i kushtëzuar me numrat e deputetëve, por me marrëveshjen politike që ka bërë koalicioni VLEN.

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M, Mexhiti tha se të gjitha pozicionet që i takojnë VLEN-it në qeverisje do të mbeten aty, pavarësisht lëvizjeve eventuale në përbërjen parlamentare.

“Ajo që është e VLEN-it do të mbetet e VLEN-it. Kur e kemi formuar qeverinë nuk jemi bazuar te numrat, por për hisen e shqiptarëve. Pavarësisht sa deputetë të VLEN-it jemi, të gjitha pozicionet do mbesin të VLEN-it,” deklaroi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume