Delegacion nga MASH-i në takimin e 24-të të Komitetit të Përbashkët të Programit të Shkëmbimit të Evropës Qendrore në fushën Studime Universitare (CEEPUS)

Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga sekretari shtetëror Elena
Ivanovska mori pjesë në takimin e 24-të të komitetit të përbashkët të Programit të
Shkëmbimit të Evropës Qendrore në fushën e studimeve universitare (CEEPUS), i cili u
mbajt në Budapest në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe Inovacionit të Hungarisë dhe
Zyrës Qendrore CEEPUS në Vjenë.
Në takim u diskutua për efektivitetin dhe perspektivat e deritanishme të programit, mundësitë
për zgjerimin e kuotave të lëvizshmërisë së vendeve nënshkruese aktuale, si dhe për
zgjerimin e programit me vende të reja pjesëmarrëse.
Ivanovska në fjalën e saj theksoi se ky program për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave
është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë, veçanërisht në periudhën aktuale të
reformave kur arsimi kombëtar po i përshtatet me shpejtësi trendeve arsimore botërore.
"Numri i institucioneve të arsimit të lartë nga Maqedonia që marrin pjesë aktive në program
është vazhdimisht në rritje dhe më vjen mirë që aktualisht jemi koordinatorë të 4 rrjeteve
akademike. E mbështesim iniciativën për përfshirjen e vendeve të reja, dhe dua të njoftoj se
këtë vit kemi rritur kuotën e mobilitetit dhe kemi ndarë 150 bursa për qëndrime jashtë
vendit", theksoi Ivanovska.
Maqedonia, si nënshkruese e marrëveshjes me Shqipërinë, Austrinë, Bullgarinë, Bosnje-
Hercegovinën, Kroacinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Malin e Zi, Poloninë, Moldavinë,
Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kosovën për të promovuar bashkëpunimin në
fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit të Shkëmbimit të Evropës Qendrore për
Studime Universitare (CEEPUS III- Central European Exchange Program for University
Studies) u mundëson institucioneve të arsimit të lartë për të marrë pjesë si partnerë në gjithsej
127 rrjete nga fusha të ndryshme. Në kuadër të këtyre rrjeteve studentët e ciklit të parë, të
dytë dhe të tretë dhe profesorët kanë mundësi të aplikojnë për bursa për qëndrime studimore
jashtë vendit, ndërsa konkursi për vitin akademik 2025/2026 është në rrjedhë dhe mund ta
shikoni këtu.
https://mon.gov.mk/al/content/?id=10148