Më datë 15.052025 në orën 19:30 në Stacionin Policor Tetovë, S.D. (30) nga fshati Dëbërc e Tetovës, ka raportuar se djali i saj i mitur, derisa ishte në orën e edukatës fizike në shkollën fillore të fshatit, është sulmuar fizikisht nga I.E. nga fshati Shemshovë, mësues i edukatës fizike. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.