Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë.

Ai u shpreh se nuk ishin ukrainasit që po minonin negociatat, por vetë rusët që dërgonin në takime ‘kokëboshë’.

Zelensky: E vlerësoj shumë faktin që ne e kuptoni njësoj situatën që luta kundër Rusisë të përfundojë shumë shpejt, ju të gjithë e dini që të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës nëse Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi, isha i gatshëm për një takim me Putinin për të mundur të zgjidhim çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë, delegacioni rus ishte e një niveli shumë të ulët dhe s’mund të merrnin vendime, unë dërgova një ekip që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, të ketë armëpushim të plotë. Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz, kanë bërë shumë deklarata dhe kërcënime, takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh, nuk jemi ne apo Perëndimi që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokëboshë në këto takime, ajo që shikoj nga delegacioni rus është teatër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume