72 vjeçarja nga Shkupi u mashtrua për një shumë prej 9.700 euro, nga një person i cili u prezantua si nënpunës policor

Në grua nga Shkupi (72) vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person për një shumë prej 9.700 euro.
Ashtu siç informojnë nga MBP-ja, personi i është lajmëruar në telefon, është prezantuar si nëpunës policor dhe i ka thënë se vajza e saj dhe dhëndrri i saj kanë shkaktuar aksident trafiku ku në të cilën gjoja kanë përplasur një fëmijë, nëse ajo nuk dëshiron që ato të shkonin në burg, duhet të paguajë.
Sipas raportimit, ajo i la paratë në vendin që kishin rënë dakord, ndërsa pasi foli me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.