MPB njofton se me datë 16.05.2025 në ora 19.00 në SPB Tetovë, 59-vjeçari nga Tetova ka raportuar se personit V.K. (46), në prani të personit S.S.(47), të dy nga Tetova, gjatë vitit 2014 u ka marrë hua me kamatë në shumë prej 25.000 euro. Sipas raportit, pas kësaj, gjatë viteve të kaluara deri në raportim, i ka paguar gjithsej mbi 150.000 euro për kamatë dhe shlyerje borxhi, gjegjësisht pa pëlqimin e tij i janë shitur dy banesa, një në Tetovë dhe një në Ohër, të cilat i ka lënë peng me akt noterial për këmbim të borxhit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.