“Nisi rrugës së Arbrit, përfundoi te Aliu!
Tha, po dal prej Qeverisë dhe po kthehem te populli! A në fakt, përfundoi te stanet e Aliut.
Zëra të shumtë janë ata që më kanë parashtruar pytje se, si ndodhi? Çka ndodhi? Çka i bëri vak? Çne kjo sallto mortale nga Qeveria tek BDI-ja?!
Përgjigjja ime ka qenë se, pak ka rëndësi kjo, bile aspak, duke pasur parasysh faktin se të gjithë e kemi të njëjtin konstatim se u kap, po shantazhohet dhe po detyrohet të shkojë në prehër të “ hasmit”. Çdo koment tjetër është i tepërt.
Veç një gjë është e sigurt! Ata që 20 vite e luftuan BDI-në, sinonimin e krimit, korrupsionit dhe e shitjes së interesave kolektive, në këmbim të interesave personale e familjare, nuk i ke pas vetes, sado që mundohesh ti mashtrosh me folklor patriotik.
Në gjith këtë shfaqe, të bashkëngjiten vetëm disa individë që i ke rreth vetes, e që po ashtu janë diku të kapur, njejt si ty!
E ke të kotë. Votuesi, simpatizanti, aktivisti i ASH-së nuk shkon e as nuk e voton BDI-në, asnjëherë dhe në asnje rrethenë!
Me keqardhje po duhet me ta thënë se je epizoda e dytë e quajtur Vesel Memeti, e do të përfundojsh si ai, pasi në fund, oferta e Ali Ahmetit për ty do të përfundojë me kushtin që të ikësh nga këtu, e të shkosh ambasador në ndonjë shtet ku Aliu të të ket sa më larg!” ka shkruar Adnan Azizi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume