Të dashur miq, familjarë dhe qytetarë,

Nga zemra ju falënderoj për urimet e përzemërta dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme pas fitimit të mandatit tim si deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Çdo mesazh, fjalë dhe përkrahje që kam marrë më ka dhënë edhe më shumë forcë dhe përgjegjësi për të përfaqësuar me nder dhe përkushtim zërin tuaj.

Ky mandat nuk është vetëm një sukses personal, por një besim që më është dhënë për të punuar në shërbim të të gjithë qytetarëve. Premtoj se do të jem zëri juaj në Kuvend, gjithmonë e palëkundur në parime dhe e përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive.

Faleminderit edhe një herë për dashurinë dhe besimin tuaj!

Me respekt dhe mirënjohje,Dr. Valbona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume