Me qëllim të qartë për të përshpejtuar tranzicionin energjetik dhe për të rritur koordinimin me
partnerët ndërkombëtarë, sot u mbajt Takimi Plenar i Grupit Sektorial të Punës për
Energjetikë, organizuar nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore të energjisë, komunitetit të
donatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve të zhvillimit, të cilët
shqyrtuan rezultatet e arritura dhe drejtimet e ardhshme për zbatimin e qëllimeve të përbashkëta
strategjike.
"Po ndërtojmë një sistem energjetik që ofron stabilitet, besim dhe qëndrueshmëri. Ligji i ri
i Energjisë, një tranzicion i drejtë dhe aktivitetet e investimeve në burimet e rinovueshme
janë mjetet kryesore me të cilat ne po transformojmë sektorin tonë të energjisë." Ministrja
Sanja Bozhinovska theksoi në fjalimin e saj.
Ajo nënvizoi se disa marrëveshje me KfW, BERZH dhe BEI për investime në termocentralet
diellore dhe të erës dhe infrastrukturën e rrjetit tashmë janë finalizuar dhe janë duke u përgatitur
ligje të reja për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Ministrja theksoi se Ligji i ri i Energjisë, i cili u miratua së fundmi në Kuvend, është një shtyllë
sistematike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Ky ligj siguron rregullim të qëndrueshëm,
transparent dhe të parashikueshëm për investitorët vendas dhe të huaj, forcon kapacitetet e
organeve rregullatore dhe operatore dhe krijon kushte për integrim me tregjet evropiane të
energjisë. Ligji është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian dhe riafirmon angazhimin
e vendit ndaj Agjendës Reformuese për Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrësit e pranishëm në takim mirëpritën miratimin e ligjit të ri, duke e vlerësuar atë si bazë
kyçe për avancimin e mëtejshëm të tranzicionit energjetik, si dhe për menaxhim më të mirë të
burimeve të rinovueshme, liberalizimin e tregut dhe lidhjen rajonale.
Në kuadër të takimit u prezantuan edhe projekte të avancuara nga SHA ESM, me qëllim
përdorimin e energjisë diellore, të erës dhe hidroenergjisë, me fokus në aftësitë e gjelbra dhe
vendet e qëndrueshme të punës. MEPSO prezantoi aktivitete për modernizimin e rrjetit të
transmetimit, digjitalizimin, sigurinë kibernetike dhe forcimin e infrastrukturës.

" Punojmë me një vizion të qartë dhe burime të kufizuara – por me një angazhim të
vazhdueshëm për të modernizuar rrjetin tonë energjetik dhe kapacitetin tonë energjetik në
shërbim të së ardhmes." theksoi Bozhinovska.
Në takim u prezantuan edhe detajet e zbatimit të Planit Vjetor për Tranzicion të Drejtë,
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e angazhuar për përfshirjen
aktive të të gjitha palëve në procesin e dekarbonizimit, sigurisë energjetike dhe rritjes ekonomike
të vendit.