Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme, shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor, të cilat rritën pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Dispozitat ligjore, për të cilat Gjykata Kushtetuese nisi procedurat më 26 shkurt të këtij viti, nënkuptonin që kandidatët dhe listat e pavarura, për t’u përfshirë në fletëvotim, duhej të mblidhnin nënshkrime prej një përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në zonën zgjedhore specifike (në rastin e zgjedhjeve parlamentare) ose në komunën specifike (në rastin e zgjedhjeve lokale).

Përqindja në nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor është kontestuese. Këto nene vendosnin detyrim mbi një grup votuesish për të mbledhur të paktën 1% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve për kandidatët për kryetar komune ose këshilltarë në komunë ose për anëtarë të Kuvendit.

“Neni 17 ndryshon nenin 61, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që nëse më parë 1.000 nënshkrime ishin të mjaftueshme për kandidim, tani me ndryshimet e kontestuara, paraqitësit e listave të kandidatëve për deputetë nga grupi i votuesve janë të detyruar të mbledhin të paktën 1% të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve të njësisë zgjedhore. Me nenib 18, nga ana tjetër, ndryshohet Nenin 62, paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, kështu që tani grupi i votuesve duhet të mbledhë të paktën 1% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve”.

Në draft-raportin, gjyqtari raportues shprehu dyshime në lidhje me ndryshimet e reja nga pikëpamja kushtetuese, domethënë se ato shkelin vlerat themelore të Kushtetutës, sigurinë dhe parashikueshmërinë juridike, si dhe parimin e sundimit të ligjit. Ekziston gjithashtu dyshimi se është shkelur pluralizmi politik, si vlerë themelore e rendit kushtetues të rregulluar nga neni 8, paragrafi 1, rreshti 5 i Kushtetutës.

Nismëtarët e iniciativës janë Liljana Popovska dhe të tjerë, si një grup qytetarësh, përmes një përfaqësuesi, firmës avokatore Petrusheva nga Shkupi.

Këto ndryshime u votuan më 7 mars 2024 dhe do të zbatoheshin për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume