“Bisedime intensive për formatimin e qeverisë”, Mexhiti thotë se VLEN-i do t’i ruajë pozitat në ekzekutiv

Izet Mexhiti thotë se po vijojnë bisedimet për ndryshimet në ekzekutiv pas largimit të Taravarit, përcjell TV21. Siguron që pozitat që ka VLEN në qeveri, do të mbeten te VLEN-i.
“U vërtetua ajo që nuk mundet të jesh edhe pjesë e qeverisë, edhe me BDI-në. Edhe pjesë e VLEN-it edhe me BDI-në. Tash kjo punë është absolvuar. Këto ditë jemi në bisedime intensive për formatimin e ri të qeverisë. Ato vende dmth që i kanë takuar VLEN-it në të kaluarën, pa marrë parasysh a ka qenë hise e Aleancës, prapë mbetet në kuadër të VLEN-it. Dhe VLEN-i do të japë më të mirët, më profesionistët për detyrat e reja”, deklaroi Mexhiti.