Më 20.05.2025, në ora 03:20 në rrugën Prilep – Gradsko, zyrtarët policorë nga SPB Prilep kanë privuar nga liria D.T. (26) nga Kumanova.

Më parë, ai nuk kishte ndaluar në shenjën e ndalimit dhe me automjetin “BMW” me targa kombëtare bullgare që po drejtonte, kishte tentuar të godasë zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Jug, të cilët ishin duke kryer detyrat e tyre zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume