14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

14 infermiere nga i njëjti repart në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shtatzënë në të njëjtën kohë, raporton revista “People”,

Të njëjtat punojnë në repartin për gratë dhe foshnjat të spitalit HSHS St. Vincent.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë”, tha drejtoresha e qendrës, Amy Bardon, në një deklaratë.

“Çdo njëra prej këtyre grave ishte tashmë eksperte në fushën e kujdesit për foshnjat,” vazhdoi ajo, duke shtuar se për disa prej tyre, njohuritë “janë gati të thellohen edhe më shumë.”

Bardon gjithashtu theksoi se nënat në pritje — të cilat janë të gjitha infermiere të regjistruara, kanë marrë kujdesin dhe kontrollat e tyre prenatale nga miq dhe kolegë pikërisht aty në St. Vincent.