Sot u mbajt një takim pune mes Izet Mexhitit, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe Pançe Toshkovskit, ministër i Punëve të Brendshme për të ndërmarur hapa konkret për mbrojtjen e pyjeve dhe maleve nga zjarri, duke krijuar një grup ndërinstitucional.
“Në vigjilje të muajve të verës, së bashku shqyrtuam hapa konkrete për mbrojtjen e pyjeve dhe maleve, me një qëllim të qartë – në vend të fikjes së vonuar, të kemi parandalim të hershëm:
✅Identifikimi i zonave kritike
✅Forcim i koordinimit të institucioneve
✅Kontrolle të shtuara në terren
✅Masa parandaluese dhe thirrje publike”, ka informuar Mexhiti.